TEST: Ngjyra e preferuar e partnerit tuaj, zbulon sekretet dhe karakterin e tij të vërtetë

Dëshironi të dini sekretet që fsheh partneri juaj dhe personalitetin e tij të vërtetë? Shikoni ngjyrën e këmishave të tij. Cila është ngjyra e tij e preferuar? Ajo mund të zbulojë tipare të rëndësishme të personalitetit dhe karakterit të tij, si dhe t’ju ndihmojë të kuptoni reagimet e tij në rrethana të caktuara.

Testi i sotëm do t’ju hapë sytë se kush është ai në të vërtetë. Të bësh testin është shumë e thjeshtë, mjafton të mendosh për ngjyrën e tij të preferuar ose më mirë ngjyrën që e tërheq më shumë dhe që mbizotëron ndër veshjet e tij.

E zezë: A vesh shumë të zeza partneri juaj? Në këtë rast do të thotë se ai ka një personalitet të fortë dhe se ai e do veçanërisht pushtetin dhe lidership-in. Ai është një burrë serioz, i matur, i rafinuar dhe elegant. Ka vlera dhe parime të rrënjosura thellë dhe është shumë tradicionale. Ai është një person introvert dhe i rezervuar dhe së fundi është shumë krenar për veten.

Blu: Nëse ngjyra e tij e preferuar është bluja, do të thotë se është i fiksuar pas stabilitetit. Ai është një njeri që di të jetë i sjellshëm dhe i dashur kur të dojë. Preferenca për këtë ngjyrë tregon gjithashtu besueshmërinë dhe sigurinë. Përveçse është i mençur, ai gjen gjithmonë zgjidhje për të gjitha problemet.

E gjelbër: Ata që e duan jeshilen janë shumë të magjepsur nga paratë. Ai dëshiron pasurinë dhe stabilitetin financiar dhe është xheloz për ata që janë më të suksesshëm se ai. Burri që e do ngjyrën jeshile ka një personalitet praktik dhe di të japë këshilla të mira dhe si t’i përballojë më së miri problemet dhe vështirësitë.

E bardha: Ata që preferojnë ngjyrën e bardhë janë njerëz të zotë që vlerësojnë të menduarit logjik. E bardha është zgjedhja kryesore e njerëzve të pavarur që refuzojnë të nënshtrohen emocionalisht. Meshkujt elegantë dhe gjithmonë të kuruar, të tërhequr nga e bardha kanë shije të mirë dhe sjellje të buta dhe të sjellshme.

Gri: Grija është ngjyra e lidhur me besimin, një bazë solide për një marrëdhënie harmonike dhe të qëndrueshme. Ata që e duan grinë nuk i durojnë dot debatet dhe grindjet, por preferojnë paqen sesa mosmarrëveshjet. Mashkulli që e do grinë është diplomatik, i durueshëm, i ekuilibruar. Ai tregon shumë qetësi dhe është i sigurt për veten. Qëndrueshmëria e tij është bileta e tij drejt suksesit.

Kafe: Kjo ngjyrë tregon një lidhje të fortë me natyrën, thjeshtësinë në të menduar dhe mënyrën e jetesës. Ai di të zotërojë në mënyrë të përsosur emocionet e tij. Personaliteti i tij është i drejtpërdrejtë, ai gjithmonë e thotë atë që mendon me shumë rigorozitet. Ai e do pastërtinë, rregullin dhe marrëdhëniet familjare.

Rozë: Meshkujt që preferojnë ngjyrën rozë janë burra që duan qetësinë. Ata shpesh kërkojnë ekuilibrin e tyre dhe janë shumë inteligjentë, të sjellshëm dhe empatikë.

E kuqe: Ne e dimë se e kuqja është ngjyra e lidhur me pasionin, energjinë dhe vitalitetin. Mashkulli që preferon këtë ngjyrë e do aventurën zemërohet lehtë dhe është mjaft impulsiv.

Portokalli: Burri që tërhiqet nga ngjyra portokalli dallohet për dashurinë e tij për jetën dhe shpirtin e tij ironik dhe qesharak. Energjia dhe vitaliteti i tij janë të pamasë. Mashkulli që e do këtë ngjyrë ka një mendje të hapur dhe është i gëzueshëm dhe i shoqërueshëm.

E verdhë: Meshkujt që e duan të verdhën janë shumë të afërt me familjen e tyre dhe duan të krijojnë të tyren. Në përgjithësi ata janë burra pozitivë dhe optimistë dhe ua ngjisin të tjerëve gëzimin dhe gjallërinë e tyre.

Vjollcë: Ngjyra vjollcë e preferuar e një mashkulli është një simbol i tërheqjes ndaj autoritetit. Meshkujt që preferojnë këtë ngjyrë janë të mençur, mendjemprehtë dhe dinë të çlirohen në situata të komplikuara. Praktikë dhe mbështetës të qetësisë dhe të ftohtësisë, ata nuk kanë frikë nga pengesat.