Ѕhoku i 18-νjeçarit që νrau 19 nхënës dhe dy mësueѕ në Tekѕas: Ai ka νuajtur nga buΙΙizimi në fëmijëri

Dorasi i Teksasit, Salvador Ramos, u bë një “tjetër person” dhe “u përkeqësua gjithnjë e më shumë” në vitet e fundit, sipas shokut të tij të shkollës, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Stephen Garcia, 18-vjeçar, për Washington Post, tha se ai ka qenë shoku i ngusht i Ramos në shkollë, por që ata u prishën.

“Unë e h umba shokun tim shumë kohë më parë. Ai ishtë fëmija më i mirë dhe më i turpshëm. Një person si të gjithë të tjerët- ai ishte shoku im më i mirë”, u shpreh Garcia.

Ai tregon se si Ramos është bul lizuar shumë në shkollë për shkak të rrjeteve sociale, videolojërave, për shkak të çdogjëje.

Familja e Garcias u largua për shkak të punës së nënës së tij dhe Ramos “u bë një tjetër njeri”.

Ramos më vonë u përjashtua nga shkolla dhe filloi të mbathte këpucë të mëdha të zeza të ushtrisë, thotë Garcia. Duke folur për su lmin, ai tha se kurrë nuk ka pritur që ai do t’i lëndoj njerëzit.

“Mendoj se ai ka pasur nevojë për ndihmë mentale dhe më shumë afërsi me familjen e tij. Më shumë dashuri”, përfundoi ai./Periskopi/