Kalaja e maΙΙkuar, kush e ѕhkel vdeѕ раѕ 1 viti

Ka shumë atraksione turistike të cilat thuhet se janë të përndjekura nga fantazma, mirëpo janë të pakta ato të cilat mund të vrasin turistët që i vizitojnë.

E tillë dyshohet të jetë një kështjellë “e mallkuar” në rajonin Zvikoc, në Republikën Çeke. Kalaja e Zvikocit është një godinë e shekullit të 13-të e vendosur në zemër të vendit midis dy lumenjve të mëdhenj Vltava dhe Otava.

Është e mahnitshme ta shikosh, mirëpo turistët të cilët e vizitojnë duhet të mos përplasen me një nga banorët e lashtë dhe më të frikshëm të kështjellës.

Sipas mediave vendase thuhet se kjo kështjellë është e përndjekur nga një zonjë me të bardha, e cila kalon nëpër mure gjatë natës edhe qan.

Poshtë kuvertës, në katakombet e lagura të kështjellës, thuhet se bredhin përgjaktarë djallëzorë dhe kërcejnë në thembrat e disa turistëve që kanë dëshmuar se i kanë dëgjuar të ulërijnë natën. Por fama e këtyre dy fantazmave zbehet kur mëson për fantazmën tjetër që ndjek kështjellën, një demon.

Spektri, i njohur si Zvíkovský Rarášek është një figurë që është e zakonshme në bestytnitë çeke dhe ai pretendohet të jetë i keq deri në thelbin e tij. Thuhet se ky demon është parë në kështjellë për qindra vjet dhe kush kalon natën në majë të Kështjellës, ose ndryshe në Kullën e Zezë do të ketë një fund të tmerrshëm brenda një viti nga një sëmundje të cilët ja shkakton demoni.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ai është gjithashtu i njohur për nxjerrjen e prizave nga muri dhe fikjen e dritave sipas turistëve që kanë vizituar Kështjellën.