“E kam kaluar luftën, рor kjo duket e tmerrѕhme”- Раѕоjat e breѕhërit të fortë në Kroaci

Një stuhi e madhe goditi veriun e Kroacisë pasditen e djeshme dhe më së keqi e pësuan komunat Veliki dhe Mali Bukovec, ku u shkatërruan serrat, përfshirë ato ku kultivohen lulet. Siç shkruajnë mediat kroate, më saktësisht, janë shkatërruar gjysma e luleve të prodhuara në Kroaci.

Xhamat e shumë veturave u copëtuan, dhe po të ishte dikush në to, agjencia kroate e lajmeve, Index, shkruan se sot do të flisnim për të plagosur, e ndoshta të v dekur.

Në një bisedë me banorët të gjithë shprehen se nuk e kanë përjetuar kurrë diçka të tillë. “Kam kaluar luftën, kam parë gjithçka dhe gjithçka, por ajo që pashë në serra duket e tme rrshme”, citohet të ketë thënë njëri prej tyre.

Një stuhi e fortë e ndjekur nga erë, shi dhe breshër ka goditur të mërkurën pasdite dhe në mbrëmje pjesë të qarqeve Krapina-Zagorje, Varazhdin, Međimurje, Koprivnica-Križevci, Sisak-Moslavina dhe Bjelovar-Bilogora. Policia njoftoi për dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga breshëri.