“Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju” ky problem shëndetësor po e mban Aurela Gaçen larg skenës

Nuk dimë t’ju themi me siguri se kur daton ngjitja për herë të parë në skenë e Aurela Gaçes, por jemi shumë të lumtur që është pjesë e saj dhe vazhdon t’i japë kaq shumë muzikës shqiptare.

Energjia e saj është thuajse e pashtershme dhe këtë gjë e ka treguar në daljet e shumta publike dhe gëzimet familjare ku merr pjesë, por së fundmi duket se gjërat nuk po i shkojnë edhe aq mirë.

Ajo ka postuar një video në Instgram teksa merr leksione zëri me profesorin e saj, William Riley.

Këngëtarja e njohur ka treguar se nuk do të jetë pjesë e skenës për disa ditë për shkak të problemit me kordat e zëri,t të cilat i kanë krijuar entje dhe kjo sigurisht vjen për shkak të sforcimeve gjatë këndimit “live” ka shpjeguar më tej ajo.

Aurela ka falënderuar të gjithë personat të që janë shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore. Më pas ka shpjeguar se nuk është asgjë serioze dhe do t’i duhen disa ditë pushim para se t’i rikthehet skenës.