Ulet mesatarja për degët e mësuesisë, por sipas ministres Kushi studentët duhet të plotësojnë këtë kusht

Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme të ulë mesataren e pranimit për të gjithë studentët që duan të ndjekin degët e mësuesisë, nga 7.5 në 6.5.

Sipas ministres Kushi ky vendim vjen për t’i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që të vijojnë shkollën për degët e mësuesisë, por që janë të kufizuar për shkak të mesatares.

“Përshëndetje të gjithëve! Miratuam në mbledhjen e sotme, mesataren që gjimnazistët duhet të kenë për të hyrë në degët e mësuesisë, nga 7.5 që ishte deri tani. Me vendimin e sotëm ne u japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikullimit që më pas të mos vazhdojnë për mësuesi.

Me vendimin e sotëm, u japim mundësi dhe maturantëve që mbarojnë me masatare më të lartë të 6.5 që të hyjnë në degët e mësuesisë, me kushtin që të mos vazhdojnë mësuesi në nivelin master, por programe të tjera të ciklit të dytë për profesione të tjera.”, u shpreh Kushi ndër të tjera.