Festë e çmendur në Romë, 3 mijë vetë presin ekipin! Holandezët “shkatërrojnë” Roterdamin!

Humori i atyre që shkuan në Fiumicino në orën 4.30 të mëngjesit është i qartë: “Po fle? Jo more, sonte do të rrimë zgjuar deri në agim”: rreth 3000 tifozë të Romës kanë pritur skuadrën në aeroport në kthimin e tyre nga Tirana pasi pushtuan Olimpico.

Mes thirrjeve, bombave tymuese, buzëqeshjeve, të qeshura të hareshme, kënges, italianet fustian fitoren historike që arritën në Tiranë: “Ngjyrat e tua valëviten, nuk lodhem kurrë me ty, forca e madhe Roma alè” bërtisnin me të madhe.

Krejt ndryshe ishte atmosfera në Holandë, ku zhgënjimi u kthye në tërbim. Pasi u konfirmua triumfi i Romës që rrëmbeu ka fituar trofeun e Conference League në finalen e madhe ndaj Feyenoordit, me një gol në minutën e 32-të që i mjaftoi për ti dhënë fitoren, edhe pse Holanda pati disa shanse tê pastra, pas përfundimit të ndeshjes shpërthyen trazirat në Rotterdam.

Tifozët janë derdhur nëpër rrugë e kanë shkaktuar kaos nëpër qytet. Nuk munguan as përplasjet me policinë dhe episodet e dhunës. Forcat vende të rendit nuk u kursyen në përpjekjet për shpërndarjen e ultrasve të egërsuar.

Bilanci i trazirave në qytetin holandez ishte 72 të arrestuar e dy policë të plagosur. Ultrasit lëshuan fishekzjarrë e i qëlluan efektivët me gurë e shishe, ndërsa policët përdorën pompat e ujit Coolsingel and Hofplein për t`i larguar protestuesit e dhunshëm nga rrugët.