Çfarë është ѕуri i keq dhe pѕe i frikëѕohemi kaq shumë

Folkloristi Alan Dandes shkruan në librin e tij “Syri i keq: Historia e rasteve më domethënëse”, se “fati, shëndeti i mirë apo pamja e bukur e viktimës, provokojnë një sulm nga dikush nëpërmjet syrit të keq”.

Simptomat e sëmundjes së shkaktuar nga syri i keq përfshijnë humbjen e oreksit, zverdhjen e tepruar të lëkurës, lemzën, të vjellat dhe temperaturën e lartë. Nëse objekt i sulmit është një lopë, qumështi i saj mund të shterojë; nëse është një bimë apo pemë frutore, ajo mund të thahet papritmas.

Sipas Armando Favacas, thuhet se syri i keq shkakton gjithashtu një sërë sëmundjesh të tjera përfshirë pagjumësinë, lodhjen, depresionin dhe diarrenë. Në shumë vende, këto simptoma konsiderohen si një çështje magjike dhe mjekësore, dhe arsyeja se përse një person i caktuar preket nga një sëmundjeje, mund t’i atribuohet një mallkimi të rastësishëm apo ekspozimit ndaj një virusi.

Madje sipas studiuesit Robert Elsi, mallkimi mund të prekë objekte dhe ndërtesa. Syri i keq mbi një automjet, mund ta prishë këtë të fundit në një mënyrë të pariparueshme, ndërsa një shtëpi e mallkuar, mund të nisë të ketë probleme me çatinë që pikon kur bie shi, apo një sulm nga insektet.

Gati çdo gjë që shkon keq, mund të shpjegohet me fuqinë e syrit të keq. Ky fenomen është i mirënjohur gjatë gjithë historisë. Ai përmendet në tekstet e lashta greke dhe romake, si dhe në shumë vepra të famshme letrare, duke përfshirë Biblën, Kur’anin, madje edhe në dramat e Shekspirit.