Roma triumfon në “Air Albania Stadium”, kryeministri Rama bën urimin e veçantë

Shqipëria priti mbrëmjen e mërkurë një nga eventet më të mëdha sportive në Europë, finalen e Conference League, e cila zhvilloi edicionin e saj të parë.

Roma dhe Feyenord përplasën “brirët” në “Air Albania Stadium”, një ndeshje mjaft emocionuese, por që në fund ishin romanët ata që ngritën trofeun falë golit të shënuar nga Nicola Zainolo në minutën e 32-të të pjesë së parë.

Urimet për skuadrën romane ishin të shumta, mes tyre dhe ai i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili postoi në faqen e tij të Facebook golin e shënuar nga Zainolo.