Me kontrolle të rreрta ѕigurie, nis hyrja e tifozëve në ѕtadiumin “Air Albania”, hollandezët futen të parët

Rreth 3 orë para ndeshjes, tifozët e dy skuadrave, Romës dhe Feyenoord kanë nisur që të futen në stadiumin “Air Albania”, në masa të rrepta sigurie. Të parët që po futen brenda stadiumit janë tifozët hollandezë.

Në stadium pritet të jenë të pranishëm rreth 19 mijë e 500 tifozë të cilët do të ndjekin nga afër finalen e madhe që do të nisë në orën 21:00.

Tifozë nga Italia dhe Hollanda mbërritën ditën e djeshme dhe të sotme në vendin tonë, duke mbushur rrugët e kryeqytetit.

Ata kanë nisur të festojnë me këngë dhe pirra, teksa u përqendruan në zonën e Pedonales dhe tek Amfitetari.