Daullet bien për holandezët në Pedonale, festa e çmendur e tifozëve të Feyenoord-it

Tifozët e Feyenoord-it nuk e kanë ndaluar festën në Pedonalen e kryeqytetit, që prej ditës së djeshme kur u mblodhën në zonën e dedikuar për ta.

Edhe pse me temperaturat e larta të drekës, holandezët nuk e kanë ndalur festën. Me birra në dorë, të veshur hollë dhe me shumë energji, ata kërcejnë nën ritmet e këngëve apo daulleve në shesh.

Mbrëmjen e sotme, 25 maj, në orën 21:00 “Air Albania” do të presë finalen e parë të Conference League, ku skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me atë të Arne Slot, për të shënuar një moment historik në futbollin shqiptar.