“Turma të mëdha tifozësh që shkaktojnë trazira dhe kaos”, ambasada e SHBA del me njoftim urgjent

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me finalen e “Conference League” që do të luhet nesër në stadiumin ‘Air Albania’

Në reagimin e bërë ambasada këshillon personelin dhe qytetarët amerikanë që të shmangin qendrën e Tiranës për shkak të turmave të mëdha të tifozëve që mund të shkaktojnë trazira.

Ambasada e SHBA-së këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e ambasadës amerikane që të shmangin qendrën e Tiranës dhe zonën e Stadiumit të mërkurën më 25 maj. Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi bëni kujdes në të gjithë qytetin dhe jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.

Mbani një profil të ulët