Së paku 50 mijë euro bien si shi nga qielli, qytetarët s’guxojnë t’i marrin

Banorët vendas folën për një “stuhi të jashtëzakonshme” kur shumë kartëmonedha shpërthyen nga një ndërtesë e lartë në Mainz, Gjermani.

Nga kanë ardhur paratë dhe kush i posedon është ende e paqartë. Policia theksoi se marrja e parave ishte një vepër e dënueshme.

Kartëmonedhat me vlerë të paktën 50,000 euro fluturuan nga një ndërtesë shumëkatëshe në Mainz.

Siç njoftoi policia të martën, disa banorë të kompleksit shumëkatësh raportuan për “stuhinë e jashtëzakonshme” pasditen e së hënës.

Raportohet se disa banorë veçmë kishin grumbulluar një shumë pesëshifrore dhe të njëjtën e kanë dorëzuar në polici. Një zëdhënëse theksoi se nuk lejohet futja në xhep e kartëmonedhave. Bëhet fjalë për përvetësim, i cili mund të çojë në gjobë apo edhe burgim.

“Nuk dihet ende pronari i shumës së madhe. Deri më tani, askush nuk ka raportuar”, tha zëdhënësja.

Nëse pronari nuk lajmërohet, paratë do të dorëzohen te zyra ku vendosen gjërat e konfiskuara, në Mainz. Pronari i ligjshëm mund t’i marrë paratë me paraqitjen e provës përkatëse, shkruan welt.de/21Media