Nuk ndalen surprizat për gazetaren shqiptare, një tjetër tifoz i afrohet dhe e puth

Gjatë mbrëmjes së sotme pritet të mbahet finalja e “Conference League” që do të luhet mes Feynord dhe Romës në stadiumin “Air Albania”. Ngjarja ka marrë vëmendjen e të gjithëve, ndërsa po monitorohet dhe po përcillet tek qytetarët nga shumë gazetarë shqiptarë.

Veç trazirave dhe atmosferës së krijuar në Tiranë nga tifozët e dy skuadrave, këta të fundit kanë nisur të shprehin entuziazmin e ndeshjes duke dhuruar puthje tek gazetarët. Ka qenë pikërisht një gazetare shqiptare, Glidona Daci e cila dje është surprizuar me një puthje të një tifozi e cili më pas ka bërë edhe shenjën e zemrës me duar bashkë me gazetaren dhe më pas e ka puthur përsëri.

Pak orë më vonë të mbrëmjes së djeshme, gazetarja është përballur me një tjetër tifoz i cili ka puthur përsëri gazetaren. Siç shihet edhe në foto, gazetarja po raporton mbi atmosferën e krijuar nga tifozët në Tiranë, ndërsa dikush nga tifozët i afrohet dhe e puth në faqe.