Lexo të plotë:




Qeveria Merkel ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur.
Përgatitjet janë më shumë se të avancuara. “Duhet të jemi gati” ka thënë ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. Politikani konservator ka shtuar se janë në rrugë të mirë.
Ministria po përgatit në detajet më të hollësishme funksionimin e qendrave të vaksinimit.




Sipas një dokumenti nga Bild, qendrat e magazinimit të madh të vaksinave do të jenë 60. Kurse qendrat e vaksinimit të popullsisë me qindra. Fushata do të zhvillohet në 3 faza, sipas mundësisë së sigurimit të ilaçit , që do të sigurohet në bazë të prenotimit dhe një protokolli preçiz.
Të parët që do të vaksinohen, janë të moshuarit dhe qytetarët në rrisk të lartë – 40% të totalit sipas llogaritjeve të qeverisë, më pas personeli mjekësor, policia dhe mësuesit.



