Ваtυtat eрike dhe νideo e Anna Likës 3 νjeçe. Çfarë e ‘përmbуsi’ transmetimin LIVE me Ermalin?

Ana Lika nuk ështe rastësisht aktore dhe pjesë e ekraneve shqiptare. Një video e publikuar në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tregoi se ajo 3 vjeç ka qenë nje fëmijë i talentuar.

Videoja ku Ana eshte vetem 3 vjeçe dhe jepte shfaqje ne oborrin e shtepise ndez te qeshurat ne studio.

“ Atje kam qene vetem 3 vjeçe! Me siguri tezja ime e vogël, Ingridi tallej me mua, sepse bente miss lagjen. Unë jam mbi tavolinat e gjyshes sime, të cilat i nxirrte poshtë, bënte një pasarelë. Ajo i merrte nga 20 lekë secilit që vinte të shikonte miss-in e lagjes”.

Në këtë moment Ermali komenton levizjen e saj në kercim duke e quajtur sparkatë, Ana e korrigjon duke I thënë se ajo lëvizje ishte ballore.

“Nëse do flasim për hapje këmbësh me pyet mua se ti jap termat e tamam sepse kam bërë shkolle baleti” .

Kaq duhej për t’u krijuar një situatë vetëm me të qeshura. Sigurisht që ku janë dy njerëz si Ermali dhe Ana, të lirshëm dhe transparent para kamerave nuk mund të mos i shoqëronte e qeshura deri ne fund të programit.