–




Një infermiere që shërben në kujdesin intensiv në një spital Co vid në Tennesse ka frymëzuar shumë punonjës të tjerë duke publikuar fotografinë e vetes pas një dite rraskapitëse në punë. Të dielën, Kathryn, e cila kërkoi të mos bëhej publik mbiemri i saj për shkak të shqetësimeve të ngacmimeve, publikoi dy fotografi të saj në Twitter.
Në fotografinë e parë, e cila u bë në mes të Prillit, menjëherë pasi mbaroi shkollën e infermierisë, Kathryn u shfaq me fytyrë të freskët dhe e qeshur ndërsa pozonte për kamerën.
Në të dytën, e cila u realizua të shtunën në punë, Kathryn duket e buzëqeshur me rrathë të fryrë poshtë syve dhe shenjat e dukshme të maskës në faqet e saj.
Të dyja fotografitë tani janë bërë virale, ndërsa postimi ka marrë mbi 850,000 pëlqime dhe 78,000 retweets. Bashkë me fotot, infermieria i bëri thirrje publikut të merrte seriozisht pa ndeminë, duke paralajmëruar se nuk do t’ia uronte vir usin “as armikut të saj më të keq”.



