VIDEO/ Kthehen pas në kohë, Irma, Ema dhe Kozma Dushi bëhen bashkë dhe ia marrin këngës: Eja o shoku ynë

Data e djeshme, data 20 maj, u shpall si Dita Kombëtare e Jetimëve. E në këtë ditë kaq të veccantë e cila na kujton të gjithëve që të reflektojmë për të qenë më njerëzorë, disa emra të mëdhenj të artit shqiptar janë bërë bashkë.

Ka qenë këngëtarja Irma Libohova e cila ka ndarë një video krah Kozma Dushit, Bashkim Albialit, Ema Qazimit të cilët shfaqen duke kënduar këngën “Eja o shoku ynë”.

Kjo video i ka bërë mjaft nostalgjik mijëra shqiptarë të cilët menjëherë kanë reaguar duke lënë komentet e tyre poshtë vidos.