




Dëme të shkaktuara nga tornado në Gjeramani
Dëme të shkaktuara nga tornado në Gjeramani
Një person ka humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar, si pasojë e një tornadoje që goditi disa shtete në Gjermaninë perëndimore.
Sipas raportimit të medieve vendase, një 38 vjeçar mbeti v dekur pasi pësoi goditje të rënda në kokë dhe e zuri edhe korrenti në bodrumin e përmbytur.





Ndërsa në Paderborn, një qytet mes Frankfurt-it dhe Hamburg-ut mbetën të lënduar të paktën 40 persona. Përgjatë rajonit pati bllokim të transportit rrugor dhe atij hekurudhor. Gjithashtu si pasojë e stuhive të fuqishme, shumë pemë u rrëzuan dhe qindra shtëpi mbetën pa çati.
Shërbimi rajonal i zjarrfikësve tha se të gjithë punonjësit janë vënë në dispozicion për të ndihmuar njerëzit e prekur nga stuhia.