Qeveria “hap qesen”, gati paketa 5 milionë euro për përballimin e krizës ekonomike

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë për rishikimin e buxhetit për vitin 2022, ka bërë me dihe se qeveria ka vendosur në dispozicion, 6.1 miliardë lekë të cilat do të përdoren për paketën e dytë anti-krizë.

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%”, tha Ibrahimaj.

Më tej Ibrahimaj tha se do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimetmë së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve.

“Do të rriten me 13 miliardë lekë shpenzimet, më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve. Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë. deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve pasi mund të kemi ulje të borxhit nëse kursi vijon i tillë”, shtoi ministrja.

Lexo të tjera:
Përgjatë kësaj jave, ndjekësit kanë pikasur disa veprime që tregojnë se mes këngëtarit Blero Muharremi dhe modeles Afrona Dika ka një krisje në martesë.

Dyshja, të cilët kanë afro tre vite që janë martuar, janë ndarë. Këto lajme i kanë konfirmuar burime për Prive. Mësohet se problemet në lidhje janë të kahershme për shkak të distancës mes Bleros dhe modeles.

Këngëtari nuk është zhvendosur në Zvicër, ku Afrona jeton prej vitesh, gjë që ka shkaktuar një krizë mes tyre. Blero ka qenë për herë të fundit në Zvicër rreth dy muaj më parë.

Ndërkohë, dyshja ka refuzuar që të japë një koment. Megjithatë, fansat shpresojnë që çifti ta gjejë sërish gjuhën e përbashkët dhe të rikthehen.

Kujtojmë që dyshja organizoi një dasmë madhështore në shtator të 2019-ës me shumë të ftuar VIP. Kjo nuk është hera e parë që Blero i jep fund martesës.

Para se të martohej me Afronën, Blero i dha fund martesës me Teuta Krasniqin. Sipas mediave, arsyeja kryesore që solli divorcin ishte tradhtia.