Prej vitesh të lidhur, por a do të ketë një dasmë me Ledri Vulën?! Sara Hoxha ka një përgjigje për të gjithë!

Partnerja e artistit të njohur Ledri Vulës, Sara Hoxha është kthyer në një nga emrat më të lakuara të estradës shqiptare. Ajo është mjaft aktive në rrjetin e saj social të Instagramit me të cilën lançon edhe produkte të ndryshme biznesi duke u kthyer në një blogere.

Së fundmi, Sara ishte e ftuar në sfilatën e stilistit të njohur Vladrin Sahitit ku është prononcuar të flaës për mikrofonin e gazetarëve. Sara u pyet nga gazetari i T7 nëse në planet e afërta të saj ishte një fëmijë i dytë. Mirëpo mesa duket për këtë pjesë blogerja është shumë e qartë.

“Jo pra, nuk ka plane. Nuk ka plane të afërta,”-është shprehur partnerja e Ledrit.
Të dy ata janë në jnjë lidhej dashurie prej disa vitesh madje edhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin por mes tyre nuk ka plane të afërta për dasmë dhe ne të gjithë jemi kurizoë se kur do të ndodhë e gjithë kjo.

“Nuk e dimë akoma a do të ketë fustan të bardhe, por nëse po pse jo,”– ka deklaruar Sara Hoxha.