“Më ka lënë shenjë e рlagë”, Luana Vjollca rrëfen për herë të рarë hiѕtorinë e рërndjekjes

Moderatorja Luana Vjollca është rikthyer ndryshe në ekran, me një projekt të ri, personal me titullin “Thuaje. Ky projekt ka si qëllim të ndërgjegjësojë dhe ngrejë zërin për të gjitha gratë që abuzohen, përndiqen, dhunohen apo ngacmohen seksualisht nga meshkujt.

Në këtë hapësirë, moderatorja ka gjetur rastin të tregojë edhe eksperiencën e saj personale, histori e cila deri në atë moment nuk ishte bërë publike dhe ka befsuar gjithë ndjekësit e saj.

Luana u shpreh se gjatë 15 viteve e kanë përndjekur 5 persona, madje la të kuptohej se njëri prej tyre ka tentuar të abuzojë seksualisht. Fatmirësisht moderatorja ka arritur të largohet në kohë dhe të shpëtojë.

“Përndjekësit më kanë krijuar një lloj traume që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve të Tiranës e shoqëruar gjithmonë nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar, jam e frikësuar sepse kam pasur 5 raste.

5 raste në 15 vite, njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një shenjë, një plagë sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte.

Fatmirësisht Zotit nuk ka ndodhur asgjë, por ka tentuar që të më… Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj, të iki nga situata por vetëm kur imagjinoj që ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë është…për mua inspirim se sa të forta janë! Unë kalova në një traumë pa e përjetuar dhe ka njerëz që e përjetojnë, është e tmerrshme” !- është shprehur Luana.