Inida Gjata:




Inida Gjata, e njohur në publik me emrin Zhaku, ka folur në Top Channel për femrat dhe meshkujt shqiptarë që kërkojnë për grua, femra të νίrgjëra.
“Nuk dua të futem fare në këtë pjesë. Se i di që ka djem shqiptarë që ende mendojnë kështu.
Por gjynah që e gjykojnë një femer nga νίrgjëraία. Ajo mund të jetë e νίrgjër nga poshtë, por mund të jetë kur*ë nga lart.
Është më shumë frika nga fjalët e komshies, se e njoh shoqërinë shqiptare shumë mirë
Ashtu rriten njerëzit në Shqipëri. Mirëkuptimi im nuk do të thotë që s’dua që ky fenomen të ndryshojë.
Por e shoh që për disa njerëz është e rëndësishme. Mosha mbi 40 vjeç i ka akoma këto mentalitete.
Mendoj që brezi më i ri do të jetë më i hapur,” tha Zhaku.




Muaj më parë, Zhaku ndërkohë deklaroi se do hapte parti politike në Shqipëri. Por tani ka ndërruar mëndje
“Më shumë kishim të tjerët besim tek unë, pas revoltës që pata për shembjen e Teatrit, duke qenë se pata disa diskutime, ku kishte dhe qëndrime politike, nisën të më shihnin si një person që ka të guximin t’i thotë gjërat hapur.
Unë isha në Gjermani, por njerëzit firmosën peticionin për mua nga Shqipëria, mora mbi 300 firma, dhe më vjen keq që nuk munda të realizoj atë plan.
Dhe për më tepër unë e di që nuk jam një person që mund të drejtoj një parti, se nuk mendoj se jam e përgatitur për ta bërë diçka të tillë, pavarësisht dëshirës.




Nëse do e bëja diçka të tillë, do bëja një parti të ngjashme me këto në Gjermani. Unë bëra statusin themelor, bëra programin, emrin e partisë, mora dhe mbështetje nga donatorë që unë ta vazhdoja.
Unë bëj një master online për menaxhim biznesi. Por në atë kohë vendosëm një pauzë nga Kristian, se pas 7 vitesh martesë patëm një moment krize, ishte më shumë një krizë e brendshme identiteti se sa krizë mes nesh. Prandaj vendosëm të jetojmë 1 vit të ndarë.



