Del nga spitali pacienti i fundit, ky është shteti që nuk ka asnjë rast me СОVlD-19

Ky është shteti që nuk ka asnjë rast me СОVlD-19

Megjithëse pjesa më e madhe e shteteve në botë janë duke u përballur me valën e dytë të C0vid-19, në Australi ndodh krejt e kundërta.

Së fundmi, shteti i Viktorias është zyrtarisht pa asnjë person të in fektuar me C0vid-19, pasi pacienti i fundit doli nga spitali, i cili ishte një 90-vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij kaluan më shumë se një muaj në spital duke lυftυar me νίrusin, ndërsa në fund arritën ta fitonin betejën.

Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.

Shtetet australiane morën masa të rrepta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike. Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen, raporton A2 CNN.

Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.