Llogaria virale: Ky person thotë se ka udhëtuar në kohë dhe ja ç’parashikon

Së fundmi, në TikTok është bërë virale llogaria @realtiktoktimetraveler, ku sipas një “udhëtari në kohë”, një shi vdekjeprurës me emrin “The Draconids” do të godasë Europën. Ka një lajm tjetër alarmues: ngjarja do të ndodhë këtë vit!

Në një video në TikTok, personi rrëfen se vjen nga viti 2236 dhe na paralajmëron për një seri ngjarjesh që do të ndodhin në vitin 2022.

“Shumë njerëz ende nuk më besojnë. Unë jam një udhëtar në kohë nga viti 2236 dhe vij në këtë datë dhe orë për t’ju paralajmëruar për ato që do të ndodhin këtë vit”. Së pari, ai thotë se njerëzit do të kenë kontaktin e parë me një qenie aliene të vërtetë, të quajtur “Azarx”. Kjo qenie do të zbresë në Alaskë në 7 korrik.

Pastaj, një hacker me pseudonimin “Stak” do të çaktivizojë mbi 36.7 millionë llogari në TikTok më 13 gusht. (Me thënë të drejtën, kjo nuk është aspak e pamundur kjo e fundit).

Dhe pastaj, më 12 tetor, një shi meteorësh do të “lajë” Europën, duke shkaktuar dëme të shumta.

Sigurisht, interneti nuk të fal dhe ka një lumë komentesh në TikTok për këto parashikime. Gjithsesi, ne nuk mbajmë anë, por presim të dëshmojnë ç’do të ndodhë në datat e mësipërme.