Pas dajës 25 vjeç humb jetën edhe nipi i tij 19 vjeç! Nuk i ka mbijetuar dot рlagëve të marra.

19 maji ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Taksia humbi kontrollin në Milot dhe si pasojë një grua 56-vjeçare u largua nga kjo jetë, ndërsa fëmijet fatmirësisht mësohet se kanë shpëtuar.

Një tjetër ngjarje me një person pa jetë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, një rrugë shpeshherë problematike dhe me situata aspak të favorshme.Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa ka përfunduar 100 metra në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën një i ri Andi Rrustaj 25 vjeç, ndërsa në gjendje të vështirë të jetën ndodhej 19 vjecari Xheku Logu.Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ka humbur jetën në spital pak minuta më parë edhe Xheku Logu, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve.

Dy të rinjtë ishin djaë dhe nip dhe po udhëtonin në drejtim të Kukësit. Arsyeja kryesore e kësaj ngjarjeje thuhet se është shpejtësia tej normave të lejuara.

Përditë po dëgjojmë lajme të tilla, përditë po humbim të rinj në rrugët tona. Kjo është cështje aq shumë shqetësuese, por askush nuk e vë ujin në zjarr… si duket jemi mësuar dhe s’na bën më përshtypje.