Shenjat më me fat të javës, si do të ndikojë energjia e Hënës së plotë

Dashi – 3 yje

Do ndeshen me çështjet ekonomike, do ketë një ndryshim dhe kthesë të madhe kësaj jave dhe duhet ta marrin me qetësi, sidomos detyrimet që kanë ndaj të tjerëve. Mërkuri i kundërt sjell pengesat në komunikim në jetën e përditshme, duhet të jenë më të saktë në marrjen e informacionit dhe një çështje ekonomike do rëndohet pak fuqishëm dhe duhet ta shohin me kujdes këtë javë.

Demi – 2 yje

Jupiteri në Dash i thotë që duhet të merren shumë me veten,të meditojnë, të çlodhen që të arrijnë disi të karikohen mirë. Katërkëndëshi i Diellit në shenjën e tyre me Saturnin sjell vështirësi personale, ligjore, pengesa në ecuritë e tyre dhe gjërat nuk po qartësohen mirë. Do kenë mbështetje dhe një dalje romantike nuk do bëjë keq.

Binjakët – 1 yll

Megjithëse do kenë një jetë sociale shumë të fuqishme, do kenë pak probleme me punën ose një disavantazh lidhur me të. Do kenë ca parandjenja të çuditshme dhe nuk do përshtaten dot me kërkesat e punës ku nuk do jenë kryesorët. Mërkuri i kundërt në shenjën e tyre i komplekson më shumë se sa duhet.

Gaforrja – 3 yje

Jupiteri ndodhet ku duhet lidhur me karrierën e martesën , por do penalizohen pak kësaj jave nga lidhja midis Diellit e Saturnit në Ujor që sjell disa pengesa në çështjet ekonomike dhe paqartësi në fushën shpirtërore. Do kenë një marrëdhënie të vështirë me partnerin në çift nëse janë ndarë tashmë ose kanë bërë ceremonitë dhe në çështjet ekonomike nuk do ndihen mirë.

Luani – 2 yje

Megjithëse janë futur në një fazë shumë të mirë, këtë javë duhet të kenë kujdes sepse Dielli në Dem me Saturnin në Ujor i kundërshton drejtpërdrejt në një bashkëpunim, lidhjet në çift dhe çështjet ekonomike që marrin një lloj vështirësie këtë javë. Kjo do jetë e përkohshme dhe duhet të rregullojnë tullën e fundit para se të ngrenë majat.

Virgjëresha – 3 yje

Ka një rregullim të situatës sepse shkojnë më mirë atëherë kur situatat janë më të vështira sepse mobilizohen më shumë. Situata do jetë pak më e rreptë dhe do kenë sukses çështjet ekonomike. Do kenë armë të fortë parandjenjën për të parashikuar dhe për të parandaluar situata që mund t’i bënin keq. Vështirësitë ekonomike, në bashkëpunime dhe në jetën personale vazhdojnë edhe këtë javë.

Peshorja – 2 yje

Një nga shenjat me fat në këtë periudhë, por Hëna e plotë në Akrep ka të bëjë direkt me ekonominë. Duhet të ndryshojnë diçka lidhur me të ose vihen përballë një investimi të madh që ndoshta nuk është në momentin e duhur. Një çështje ligjore nuk hapet ende si duhet.

Akrepi – 5 yje

Hëna e plotë në shenjën e tyre sjell madhështinë e ndjenjave, emocioneve, mundësinë për t’i parë gjërat më mirë pavarësisht se brenda vetes të ndryshon shumë gjëra. Ky ndryshim mund të jetë më i fortë se sa mund të mbajnë por do arrijnë të kapërcejnë edhe këtë situatë. Çështjet ekonomike dhe të punës mbeten në diskutim.

Shigjetari – 1 yll

Kanë hyrë në vrullin e Jupiterit në Dash, kanë hapur krahët për të fluturuar në dashuri. Hëna e plotë në Akrep është në shtëpinë e tyre të 12-të që i penalizon psikologjikisht, i bën më të mbyllur, të frikësuar, duan shumë siguri për të vepruar. Por do kalojë shpejt.

Bricjapi – 3 yje

Do vazhdojnë mirë, sidomos në marrëdhëniet familjare, por nuk do jenë mirë në ekonomi dhe me të afërmit. Duhet të kthejnë detyrimet morale e ekonomike, por duan të hartojnë një plan. Nuk po e gjejnë dot veten në jetën sentimentale, ndaj nuk do jenë mirë as këtë javë.

Ujori – 2 yje

Saturni në shenjën e tyre bën katërkëndësh me Diellin në Dem dhe disa gjëra që i shihnin si mbështetje e pozitivitet në jetën e tyre do të tronditen. Hëna e plotë në Akrep tregon që diçka e rëndësishme duhet të ndryshojë patjetë në karrierë dhe jetën personale.

Peshqit – 4 yje

Pavarësisht ikjes së Jupiterit nga shenja e tyre, Dielli në Dem bën një lidhje të bukur me Neptunin në Peshk dhe do kenë një lloj mbrojtjeje për të vepruar. Do kenë dëshirë për të ndihmuar të tjerët dhe nuk do i shohin shumë të mëdha problemet e tyre. Do kalojnë një javë romantike dhe me zhvillime në aspektin ekonomik. Të kenë kujdes një çështje ligjore.