Kush ishin dy këngëtaret që injoruan njëra tjetrën në sfilatën e Valdrin Sahitit?

Sigurisht që në showbizin tonë të vogël ka hatërmbetje të mëdha. Madje le të themi që shumica e VIP-ave janë zënë, ca për një të dashur, ca për një tas supë, e ca për një këngë.

Nuk po u mbajmë më shumë në suspancë. Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur kanë qenë mikesha shumë të mira, por sot injorohen kur shihen! Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se në sfilatën e Valdrin Sahitit Nora dhe Leonora kanë injoruar komplet prezencën e njëra tjetrës e shkak për këtë është një sherr i hershëm.

E ftuar në “Shiko Kush Luan” rreth 1 vit më parë Leonora Jakupi pohoi zërat dhe tha se nuk fliste me Norën, për arsye që vetëm ato i dinë.

Po ju mos u bëni merak se arsyen e atyre e di edhe Kryefjala.com: Besoj e mbani mend hitin e Norës “Sa t’kom dasht”, e pra molla e sherrit është pikërisht kjo këngë. Fillimisht ishte përgatitur për Leonora Jakupin por më pas shtëpia diskografike ja dha Norës, e kaq mjaftoi qe vajzat të ktheheshin në hasmin e njëra tjetrës. Ndonse edhe pse kanë kaluar 6 vite, ato sërish mbajnë mëri.