Elvana Gjata “rrëzohet” nga makina pas eventit të Valdrinit, pamjet i publikon vet

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata së fundmi mori vëmendjen e publikut dhe mediave rozë me dukjen e saj tek sfilata e Valdrin Sahitit.

Pamjet e këngëtares morën komente pozitive nga miqtë dhe fansat e saj, shkruan lajmi.net.

Ndërsa së fundmi këngëtarja publikoj një imazh që u bë viral në rrjete sociale pasi që Elvana në formë shakaje postoi dy foto që i përshkruante si “para dhe pas” festës në sfilatën e organizuar nga dizajneri Valdrin Sahiti.

“Shfaqje e modës VS pas festës”, ishte mbishkrimi i këngëtares, ku në foton e parë shfaqej para eventit të organizuar, ndërsa në foton e dytë Elvana dukej se mezi po dilte nga makina, duke aluduar se është “dehur”. /Lajmi.net/