Haradinaj, reagon Leonora Jakupi: Ju që votuat specialen ju thaftë dora, në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e Lirisë

Sot, dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, dhe dënim me gjobë prej 100 eurove. Në dënim do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020.

Gucati e Haradinaj u shpallën të pafajshëm vetëm për një pikë të aktakuzës, saktësisht pikën 4 “hakmarrje”.

Mbi këtë vendim së fundi ka reaguar këngëtarja, Leonora Jakupi.

Ajo ka postuar në InstaStory një fotografi ku janë Gucati dhe Haradinaj dhe mbishkrim ka shkruar: Ju që votuat gjykatën speciale ju thaftë dora, në emër të popullit të Kosovës dënuat heronjtë e Lirisë!”.

Ndërkohë, Deputetët e parlamentit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015, me shumicë votash votuan ndryshimet kushtetuese, që mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.