Askush nuk e priste, Bora Zemani publikon në Instagram një foto të Donaldit

Bora Zemani duket se ka thënë fjalën e saj pas videos që bëri xhiron në rrjetet sociale ku u shfaq në krah të Donaldit gjatë festës pas sfilatës së Valdrin Sahitit.

Ajo ka publikuar ditën e sotme një video në ‘Instastory’ të fotografit Nori Kuka të shkëputur nga sfilata më e madhe e modës e organizuar nga Valdrin Sahiti.

Moderatorja nuk ka reaguar asnjëherë në mënyrë direkte për një ribashkim mes tyre por duket se bora është shkrirë dhe tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë mes dyshes.

Ndryshe që nga mbrëmja e së hënës në postimin e Borës janë shkruar shumë komente negative.

Madje ajo është duke u kryqëzuar për rikthimin e saj me Donaldin.