Sjell një video duke interpretuar këngën e re “All night”, Melinda Ademi: Kush është për fli, më komentoni

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është mjaft aktive dhe publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo së fundmi ka shpërndarë një video duke bërë fli, ndërkohë që ka pyetur fansat që t’i komentojnë kush dëshiron fli tradicionale shqiptare.

26-vjeçarja shfaqet në formë të mahnitshme teksa interpreton një pjesë të këngës së re “All night”.
“Kush është për fli, më komentoni”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme, disa prej të cilëve e ngacmuan për paraqitjen atraktive.

“All night” ndërkaq u lansua në fillim të muajit maj dhe u prit shumë mirë nga publiku.
Projekti për vetëm pak kohë ka kaluar shifrën e gjashtë milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/