S’рërmbahen modelet! Zihen me gruѕhta e ѕhkelma në rrugë, i shkulin flokët njëra-tjetrëѕ

Dy modele britanike goditën me grushta, shkelma dhe i shkulën flokët njëra-tjetrës në një përleshje në rrugë jashtë një klubi nate sllovak. Crystal Foster, 26 vjeç, dhe shoqja e saj Beth Adams, u zunë me njëra-tjetrën në Bratislavë ndërsa në pamjet e shpërndara në media shihen duke u rrokullisur në rrugë.

Crystal e cila ka modeluar për Playboy dhe ka 110,000 ndjekës në Instagram, tha se ajo dhe Beth ishin paguar për të qenë të pranishme në një event promovues në klubin ku shpërtheu sherri brutal. Kalimtarët panë gjithçka dhe zgjodhën të mos ndërhynin teksa dy shoqet bionde ziheshin me njëra-tjetrën duke goditur me grushte dhe shkelma njëri-tjetrën në kokë.

Crystal tha se sherri filloi pasi ajo u sulmua nga rojet në eventin promovues. Ajo tha se roja u bë agresiv dhe vulgar ndaj saj dhe të ftuarve të tjerë. Por gjatë sherrit me rojen një keqkuptim ndodhi mes saj dhe shoqes së saj dhe të dyja filluan të ziheshin derisa njërës i ranë paruket në tokë.

Ne jemi modele dhe kemi fluturuar atje së bashku ajo ishte shumë e dehur dhe sherri mes meje dhe Beth nuk duhej të kishte ndodhur.