Qielli bëhet portokalli , 4000 të shtruar në spital nga stuhia e rërës

Bagdati mbulohet nga stuhia e rërës.

4000 njerëz të përfundojnë në spital me probleme të frymëmarrjes në Irak pas një stuhie të dhu nshme rëre.

Reja e dendur e pluhurit që ka mbuluar kryeqytetin irakian të Bagdatit, ka çuar gjithashtu në mbylljen e aeroporteve, shkollave dhe zyrave publike në të gjithë vendin.

“Daily Mail” shkruan se kjo është stuhia e tetë e pluhurit që nga mesi i prillit që godet Irakun. Ky i fundit është goditur njëkohësisht edhe nga degradimi i tokës, thatësira intensive dhe reshjet e pakta të shiut, të cilat janë të lidhura me ndryshimet klimatike, me temperatura mesatare në rritje dhe reshje dukshëm më të ulëta.

Në fillim të këtij muaji, stuhia më e fundit e rërës çoi në v dekjen e një personi dhe 5000 të tjerë të shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes. Bagdadi është lënë në një shkëlqim portokalli dhe ka mbështjellë shumë qytete të tjera.

Madje kjo stuhi rëre ka përfshirë edhe qytetin e shenjtë Shiite të Najafit në jug dhe Sulaimaniyah në rajonin autonom kurd verior.

Rëra e verdhë dhe portokalli mbuloi çatitë e ndërtesave, makinat dhe madje u fut në shtëpi. Autoritetet në shtatë nga 18 provincat e Irakut, përfshirë Bagdadin, urdhëruan mbylljen e zyrave qeveritare.

Por objektet shëndetësore mbetën të hapura për të ndihmuar ata që janë më në rr ezik, si të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe së mundjet e zemrës.