“Nuk luaj më rolin e budallait, kam familje për të ushqyer”, reperi i njohur shqiptar, anulon turin botëror

Reperi i famshëm shqiptar që vepron në SHBA, Gashi ka zbuluar se po përballet me disa probleme sa i përket albumit të ri. Reperi ka bërë me dije se puna për albumin e ri ka përfunduar prej disa kohësh por nuk e ka publikuar pas disa problemeve me kompaninë me të cilën ka punuar.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht por reperi ka paralajmëruar se do të presë deri të premten.

Reperi bën me dije mes të tjerash se i është dashur që të anulojë turin e tij muzikor. Kujtojmë që reperi publikoi disa javë më parë datat për turin botëror.

Reperi nuk kishte përfshirë as Shqipërinë dhe as Kosovën. Siç tha ai, dy vendet nuk janë përfshirë pasi po mendon që të bëjë një tur tjetër për Shqipërinë dhe Kosovën.