Marigona dhe Robin Krasniqi tregojnë kush e pagoi dasmën e tyre

Ditëve të fundit në mediat rozë është komentuar mjaft shumë martesa e boksierit Robin dhe modeles Marigona Krasniqi.

Figura të njohura të sferave të ndryshme ishin të ftuar në dasmë.Pamje të shumta janë publikuar në rrjetet sociale ku atmosfera dukej në nivel.

Së fundi ata u pyetën se sa kushtoi dasma e tyre.

Robini pati një përgjigje interesante.

“Shteti e ka pagu”, tha ai në emisionin “1kafe me Labin”.