A ekzistojnë numrat e tersit? Teologu, Miron Cako tregon lidhjen me mistiken

Teologu, Miron Cako ka folur këtë të hënë për lidhjes mes numrave dhe mistikës. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se nuk ekzistojnë numrat e tersit apo fatsjellës, thjesht janë në kulturat e njerëzve, të cilët janë të prirur të besojnë më shumë besytnitë.

Sipas Cakos, njeriu është një qënie intelektuale dhe duhet të besoj arsyen.

“13 shikohet që nga lashtësia edhe fatsjellës dhe numër ters dhe njerëzit i kanë dhënë konotacion të ndryshëm. Disa e kanë lidhur me darkën e fundit të çiftit, po nuk kanë lidhje këto. Gërshetohen në kulturat e njerëzve dhe ata të prirur drejt besytnive, jo drejt teologjisë.

Edhe 666 është një numër që tregohet në zbulesë në bibël që tregon bishën e fundit që del nga dheu.

Sipas meje, nuk ekzistojnë numrat që të sjellin ters. E njëjta gjë është edhe për ditët. Për shembull, kur kam qene i vogël unë e besoja vetë kur më thoshin prindër se e marta është ditë tersi. Por nuk është ashtu, njerëzit janë të prirur rreth kësaj.

Kur e besojmë ne si diçka që është ters, atëherë ne kontrollohemi nga fryma diabolike. Për shembull, ti që e beson se e premtja e zezë është ters ty kështu të shkon dita se e tërheq, ndërsa unë nuk e besoj dhe nuk më ndodh. Njeriu është një qënie intelektuale dhe duhet të besoj arsyen.

Në teologji nuk ka numër ters dhe as me fat, ka vetëm numër simbolik. Si 7 plotësisë, 40 përmbushjes. Flitet me simbole, I përdor ushtria, shoqëria. Për shembull, numri 40, 40 ditë kreshëm se ti duhet të mbushesh”, u shpreh ndër të tjera teologu./abcnews.al