“U mbylla në tualet dhe qaja”/ Ronela Hajati rikujton momentet nga “Ethet e së premtes”

Ronela Hajati ka treguar sonte në “A live night” fillimet e hershme të karrierës së saj, që atëherë ku u spikat për tu bërë sot një këngëtare e suksesshme.

Pjesëmarrjen e saj në “Ethet e së premtes”, Ronela e kujton si një moment kur kishte besim në vetvete se mund të ishte një “superstar”.
Ajo kujtoi se pasi kaloi fazën e parë dhe mori një “po”, nuk doli në 10-shen më të mirë dhe e përjetoi shumë keq duke u mbyllur në tualet dhe duke qarë.

“Mu fut një ide në kokë sikur isha në superstar, që më kërkonte gjithë bota. Më pëlqente si ide të më ftonin, kanë qene “Ethet e së premtes”.

Ju luta familjes, kam bërë ndonjë skenë atëherë. U bë një ditë shtesë dhe kam shkuar grup i fundit fare. Kisha ca ngjitur, këndoja me vete që të dëgjonin ata kush isha unë. Dola atje, thash ky është momenti yt. Është shumë e veçantë, shumë mirë thanë ata, ngela unë. Ata thanë po. Më pyetën sa vjeç je, si thoja dot që isha 12.

Thanë nuk lejohet, i thash ju më thatë po. Kur nuk u futa në 10 më të mirët, thash jam e vogël. Kur shkova në shtëpi u mbylla në banjë qava me një peshqir se nuk doja ta merrte njeri vesh“, tregoi Ronela në “A live night” në Top Channel.