Luana VjoΙΙca pranon për herë të рarë oрeraсionet рlastike: Gjithçka ndodhi nga buΙΙizmi

Moderatorja Luana Vjollca mbrëmjen e sotme ka publikuar projekti ne saj më të ri të titulluar “Thuaje”.

Në këtë projekt ajo do të tregojë disa nga eksperiencat e saj personale dhe në episodin e sotëm u ndal te operacionet plastike, për të cilat tha se i ka bërë pasi është bullizuar për fizikun që ka.

“Siç ka ndodhur edhe në pamjen e jashtë, në të cilën diskutohem më shumë. Sepse të vënë në një lloj presioni që ti kur je e dobët quhesh anoreksike. Sepse të thonë je shumë e e dobët, je shumë e dobët dhe me nënkuptim ajo je shumë e dobët do të thotë je shumë e shëmtuar.

Kështu që në presionin e saj ti mundohesh të shtosh disa kile, që t’ua plotësosh dëshirën mos të jesh anoreksike, por më pas ti quhesh je shumë e bërë.

Edhe ti do që të jesh ajo perfektja dhe e lëviz pak portetin tënd, e prek pak buzën tënde, e rregullohen pak vetullën edhe sot quhesh thjesht plastikë e silikon,” tha Luana.