Ndoshta nuk e pëlqeni si këngëtare, por mesazhi që jep Luana në këngën e saj më të fundit duhet duartrokitur

Luana Vjollca publikoi projektin e saj “Thuaje” dhe ishte jo vetëm emocionues, por dhe edukativ. Moderatorja diti të sjellë të publiku një anë shumë të ndjeshme dhe emocionale që është për t’u vlerësuar.

Problemet e vogla teknike bënë që projekti të vinte te publiku me pak vonesë, por e mira ishte se kjo vonesë u shpërblye me një tjetër projekt.Luana publikoi këngën e saj “Si Njerëz” që përcillte mesazhin e rëndësishëm kundër bullizmit. Artistja vuri në dukje sa i dëmshëm është bullizmi kibernetik dhe sa e rëndësishme është që në fund të ditës të sillemi si njerëz, pa lënduar të tjerët që fundja nuk kanë asnjë dëm drejtpërdrejt në jetën tonë.

Moderatorja ka bërë publike sot projektin e saj më të ri të titulluar ‘Thuaje’. Në këtë projekt, Luana do të tregojë disa eksperienca të sajat personale, me të cilën është ndeshur gjatë karrierës së saj dhe jo vetëm. Në episodin e parë të këtij projekti, ajo ka prekur pjesën e operacioneve plastike, për të cilën ka thënë se i ka bërë pasi është bullizuar për fizikun që ka. “Siç ka ndodhur edhe në pamjen e jashtë, në të cilën diskutohem më shumë.

Sepse të vënë në një lloj presioni që ti kur je e dobët quhesh anoreksike. Sepse të thonë je shumë e e dobët, je shumë e dobët dhe me nënkuptim ajo je shumë e dobët do të thotë je shumë e shëmtuar.

Kështu që në presionin e saj ti mundohesh të shtosh disa kile, që tua plotësosh dëshirën mos të jesh anoreksike, por më pas ti quhesh je shumë e bërë. Edhe ti do që të jesh ajo perfektja dhe e lëviz pak portetin tënd, e prek pak buzën tënde, e rregullohen pak vetullën edhe sot quhesh thjesht plastikë e silikon,” tha Luana.