Rrëfimi i sinqertë i Çiljetës: “Jetoj me 3 burra, djalin e Albanit e dua si timin”

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga pas një kohe të gjatë pa dalë publikisht në intervista, ka folur për jetën e saj personale. Në një rrëfim për familjen e saj, ajo ka theksuar se i është përkushtuar më shumë njerëzve të saj dashurv, duke lënë mënjanë karrierën. Ajo tregoi se dy djemtë, i saji dhe i Albanit duhen shumë me njëri tjetrin, dhe djalin e Albanit e do njësoj si Fernandon, teksa shtoi se në këtë mënyrë ajo jeton me tri burra në shtëpi.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëher ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tri burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje, por e dua shumë.

Djali Abanit dhe Fernando duhen shumë dhe i unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, pro kur të ketë rrisk zoti. Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri.

Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, – u shpreh Çiljeta në emisionin “Goca dhe Gra”.