Zelensky: Gati рër të biѕeduar me Putinin, por rusët të largohen nga Ukraina! Ѕ’pranojmë kompromise për pavarëѕinë tonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, edhe një herë është treguar i gatshëm për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me Presidentin rus, Vladimir Putin, por ka theksuar se nuk pranojnë ultimatume.

Në një intervistë të zhvilluar online për emisionin “Porta a Porta” në Itali, Zelensky tha se rusët duhet të largohen nga Ukraina dhe se ata duhet të përgjigjen për veprimet e ndërmarra.

“Jam gati të flas me Putinin, por nuk duhet të ketë ultimatum. Rusët, megjithatë, duhet të largohen nga territori ynë. Rusët duhet të përgjigjen për atë që kanë bërë. Ne nuk mund të pranojmë kompromise për pavarësinë tonë. Ukraina do paqe, gjëra shumë normale si respekti për sovranitetin, integritetin territorial, traditat e njerëzve, gjuhën. Mund të duken gjëra të parëndësishme, por të gjitha janë shkelur nga Rusia dhe duhet të rivendosen”, tha Zelensky.

Ai u ndal edhe te çështja e Krimesë, ku theksoi se Ukraina nuk do të pranojë kurrë që ajo të jetë pjesë e Federatës ruse.

“Krimea nuk do të jetë kurrë pjesë e federatës ruse. Unë kurrë nuk kam thënë se do ta njoh pavarësinë e Krimesë”, u shpreh Presidenti ukrainas./ La Republica