“Ulëriti, nuk këndoi”, Robert Aliaj për Ronelën: “Koreografia, si klubet e natëѕ”!

Robert Aliaj foli për eksperiencën e Shqipërisë dhe këngëtares Ronela Hajati në Eurovision. Në prononcimin e tij në Top Channel, ai mbajti një qëndrim radikal mbi performancën e Shqipërisë.

“Reagimi im ishte emocional, teksa po kthehesha në shtëpi në një radio kulturore gjatë një debate mbi Eurovizionin, është përmendur edhe çështja e performancës shqiptarë dhe spikeri foli shumë keq. “Unë nuk dua ta shoh këtë shfaqe dhe performancë vulgare vajza ime.”- është shprehur Aliaj.

“Unë i justifikoj të gjitha komentet sepse edhe një spiker i BBC tha që Eurovizon fillon mer një perdormancë vulgare. Unë i mbështesë këto lloj vendimesh.

Mua smë pëlqeu asgjë nga performancë, nuk u këndua por u ulërit, ishte një histeri. Ajo ishte ulërima e vetme gjatë gjithë natës. Pastaj performancë- veshja ishte komplet jashtë kontekstit sepse aty nuk përfaqëson veten por shtetin.

Të tjerat ishin të veshur me klas dhe me shumë shije. Koreografia ishte tipike e klubeve të natës.’- ka shtuar ai.