Paсolli: Më рëlqeu interviѕta e Abazoviqit në Rubikon, vizioni i tij proaktiv për rajonin (VIDEO)

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar intervistën ekskluzive të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Rubikon të Klan Kosovës.

Pacolli tha se i pëlqeu intervista dhe vizioni i Abazoviqit për Malin e Zi dhe rajonin.

“Më pëlqeu shumë intervista mbrëmë e Dritan Abazoviqit, vizioni i tij proaktiv për Malin e Zi dhe rajonin. I uroj punë të mbarë!”, ka shkruar kryetari i AKR-së në një postim në Facebook.

Në intervistën e tij të parë për një medium shqiptar, Abazoviq foli në Rubikon për shumë çështje rajonale, ku tha se do të bisedojë me kryeministrin Albin Kurti për ndërtimin e tunelit për lidhjen e Rozhajës me Pejën.

Abazoviq po ashtu tha se do të vijë me kënaqësi në Kosovë si kryeministër i Malit të Zi, ndërkohë që tregoi se vizita e tij e parë si kryeministër do të jetë në Bruksel, javën e ardhshme.