Dr.Mimoza Keta tregon raѕtin më të νëѕhtirë të karrierëѕ “Gruaѕ i kiѕhte dalë dora e bebit nga νagina”

Obstetër-gjinekologia Mimoza Keta është një emër i njohur jo vetëm për pacientet e kryeqytetit, por edhe për teleshikueset e shumta pasi është një zë që nuk mungon kurrë në ekran. Dy ditë më parë, ajo ishte e ftuar në emisionin ” E ardhmja është vajzë”, ku ka rrëfyer vështirësitë e profesionit të saj, sakrificat si dhe sukseset që ka arritur gjatë karrierës.

Një ndër ata të cilat i ka mbetur në kujtesë ka qenë suksesi i madh pas një lindjeje të vështirë, në veri të Shqipërisë. Mjekja tregoi se së bashku me ekipin mjekësor shkuan në majën e Kolçit për një rast tepër të rallë dhe të ndërlikuar të një nëne shtatzënë, të cilës i kishte dalë dora e bebit nga vagina.

“Në majën e Kolçit një lindje shumë e vështirë dhe ishim të detyruar që të shkonim patjetër në Qafën e Kolçit në fshat lart për të pritur lindjen.

Gruas i kishte dalë dora e bebit nga vagina dhe normalisht duhej kryer një ndërhyrje çezariane. Ne e kemi bërë operacionin së bashku me kirurgun se shkuam një ekip. Gruaja me narkozë, me eter me pika që sot nuk përdoret fare dhe kryem një ndërhyrje shumë të bukur. Shpëtuam nënën dhe fëmijën.

Më besoni që këto janë arritje shumë të mëdha që njeriu kur e kujton thotë: Çfarë kam bërë?! Domethënë e vija veten në sprovë, punoja në spital dhe një periudhë kohe e kisha në konsultor. Më besoni që edhe në konsultor për vizita gjinekologjike ishte shumë e vështirë, por e dinin që ishte një mjeke dhe vinin. Pra, ishin të emancipuar për atë që vinin.”-përfundoi ajo.