U akuzua nga artiѕti brazilian ѕe i ka vjedhur sitlimin e veѕhjes, vjen reagimi i Niko Komanit: Gjithçka është nën kontroll

Stilisti Niko Komani, ka reaguar pas postimeve të artistit brazilian, Pedro Leopoldom, i cili ditën e djeshme akuzoi Nikon se i ka vjedhur idenë pa lejën e tij për realizimin e fustanin me të cilin këngëtarja Ronela Hajati u shfaq në tapetin e kuq të Eurosong.

Përmes një statusi në “InstaStory”, Komani shkruan se është në komunikim me artistin brazilian dhe gjithçka është nën kontroll.

“Gjithçka ndodh për një arsye. Skuadra jonë po komunikon me Pedro Leopoldo dhe gjithccka është në kontroll. Faleminderit”, shkruan Komani.

Kujtojmë se stilisti Pedro Leopoldom akuzoi mbrëmë stilistin shqiptar se i ka vjedhur stilimin pa lejen e tij dhe pa i dhënë meritat e duhura.

Përmes disa fotove të postuara në InstaStory, stilisti fillimisht ka kërkuar ndihmën e ndjekësve dhe më pas ka postuar disa foto të këngëtares Ronela Hajati.