“U largova рër vajzën, e çova në ѕрital”/ Akѕidentoi rëndë çiftin me foѕhnjen tre muajѕhe, zbardhet dëѕhmia e Ѕulejmenit: S’më mbajtën frenat

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur dëshminë e Ajas Sulejmenit, 39-vjeçarit që përplasi rëndë mesditën e së dielës çiftin Arjan dhe Vulma Konomi dhe fosnjën e tyre vetëm tre muajshe.

I dyshuari, sipas dosjes që ju tregua gazetares, ka deklaruar se nuk ka qenë me shpejtësi gjatë momentit të aks identit, vetëm me 40 km në orë, ndërsa ekspertët rrugorë folën për 140 km në orë.
Për arsyen e largimit nga vendi i ngjarjes, Sulejmeni ka pretenduar se kishte vajzën e tij 5-vjeçare në mjet, e cila ishte traumatizuar nga aksѕidenti, dhe iu desh ta dërgonte në një spital privat.

“Në lidhje me aksѕidentin kam qenë me shpejtësi rreth 40 km me orë dhe përpara semaforit sapo u bë i kuq unë nisa të frenoj por nuk më mbajtën frenat.

Deklaroj në lidhje me largimin nga vendi i aksѕidentit se nuk kam pasur qëllim të iki, por duke qenë se ishte vajza ime e mitur u largova sepse kisha dhe vajzën time pesë vjecare dhe bashkë me të kam shkuar në spitalin privat pasi vajza ime dhe unë ishim të traumatizuar nga ky akѕsident”, ka deklaruar Ajas Sulejmeni.

Aksidenti la të lënduar çiftin, i cili ndodhet në spital me dëme të shumta fizike. Fatmirësisht, foshnja 3 muajshe është shëndoshë e mirë dhe ka dalë nga spitali. Mbi Sulejmenin rëndojnë një sërë akuzash, pasi aksѕidenti ndodhi në vijat e bardha të këmbësorëve, me semafor ndalues, e madje u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin luksoz tip “Benz G-Class” me targa gjermane.
Top Channel