




Gjuha shqipe futet si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit
Mësohet se Gjuha Shqipe tashmë është lëndë zgjedhore në Universitetin e Harvardit, në kuadër të Departamentit të Letërsisë Krahasuese. Kjo u bë e ditur nga administratori i departamentit, Faton Limani, transmeton albinfo.ch.
Ai tha se gjithë kjo është arritur nga ai, në bashkëpunim me Eva Stathi-Misho.





“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.
Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tri nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, njoftoi Limani. /Albinfo.ch