Bordi i Qeverisë do vendosë ςmimin e ri të vajit, 1 Iitër do kushtojë kaq euro..

Tashmë prej disa ditësh, qeveria ka ngritur një Bord që do përcaktojë cmimet e karburantit dhe cmimet e produkteve bazë ushqimore. Por për habit, në vend që t’i ulë cmimet, bordi po i ngre.

Çmimi i vajit të lulediellit duket se do të blihet për 4 euro për litër nga konsumatorët. Pra do vazhdojë të rritet ndjeshëm cmimi.10 ditë më parë bordi i kontrollit të çmimeve për produktet e shportës vendosi se nga importuesit çmimi i vajit me shumicë do të shitet 3 euro për litër, ndërsa për konsumatorin 4 euro litër.

Sot do të mbahet një tjetër mbledhje e bordit për vendosjen e çmimeve të reja, të cilat do rriten në krahasim me atë që u vendos mbledhjen e kaluarImportuesit thanë për “Monitor” se prej dy ditësh kanë nisur pranë bordit faturat e zhdoganimit të mallit, duke përfshirë edhe llogaritjen e kostove të TVSH-së, transportit, magazinimit etj për përcaktimin e çmimeve të reja.