Aktori turk me prejardhje shqiptare po rrëmben vëmendjen e të gjithëve

Burak Yoruk, i cili para disa viteve ka deklaruar se ka prejardhje shqiptare po rrëmben vëmendje të madhe me profesionalizmin e tij në role të ndryshme.

Së fundmi Buraku është i angazhuar në serialin “Seversin”, i cili ka filluar xhirimet muajin e kaluar.

Aktori 26 vjeçar gjithashtu ishte pjesë e serialit “Nehir” dhe “Ask mantik intikam” ku luajti afër aktorëve të njohur të kinematografisë turke.

Lidhjet e Burakut me shqiptarët duket se janë shumë të forta. Ai këtë po e dëshmon më së miri me fotografitë dhe videot e tij në rrjetet sociale./21Media